Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së takojnë avokatin e popullit, diskutojnë për dërgimin e Speciales në Kushtetuese

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, njëherit ushtrues detyre i kryetarit të OVL UÇK-së, Faton Klinaku ka bërë të ditur se sot janë takuar me avokatin e popullit, Naim Qelajn, shkruan Fokusi.info.

Klinaku në Facebook ka thënë se së bashku kanë biseduar për Specialen dhe mundësinë e interpretimit në Gjykatë Kushtetuese.

“Sot, Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së takuan avokatin e popullit z.Naim Qelaj. Përveç urimit të detyrës që ia bëmë, biseduam edhe rreth çështjes së skadimit të afatit të gjykatës speciale, dhe mundësinë e interpretimit në gjykatën kushtetuese”, ka thënë Klinaku.