Parashikimi i motit

Java e fundit e dhjetorit, por edhe e vitit 2021 do të karakterizohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.

Në viset e ulëta parashihen riga shiu kohë pas kohe, kurse në viset e larta kodrinoro-malore parashihen reshje të dobëta bore. Në fushat termike parashihen rritje të lehta në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale të ditës së sotme do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga juglindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.