Parashikimi i motit

Sot dhe nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Të enjten nuk parashihen reshje pos ndonjë rigë e izoluar. Në shumë territore të ulëta do të ketë mjegull si pasojë e ndryshimit të temperaturave në stadet e ulëta të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.