Parashikimi i motit

Vendi ynë sot do të ndodhet nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike njofton IHMK, raporton Fokusi.info

Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot relativisht të qetë.

Mëngjesi do të jetë i ftohët, me ngrica dhe me mjegull.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.