Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike, përcjell Fokusi.info.

“Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius (ditën e premte). Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore”, thuhet në njoftim.

Tutje, IHK-ja ka bërë të ditur se do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.