Parashikimi i motit për Shqipëri

​Kontinenti Evropian është në pushtetin të nxehtit nga shkretëtira sahariane e cila po jep impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës duke sjellë temperatura të larta.

Moti sot do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat malore 18/33°C

Zonat e ulëta 24/40°C

Zonat bregdetare 24/36°C