Thaçi mirëpret miratimin e Rezolutës së Kuvendit, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë

Presidenti Hashim Thaçi e ka mirëpritur miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë.

Thaçi thotë se krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen.

Ja postimi i plotë i presidentit:

E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta e quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – sjelljen e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë. HTH