Parashikimi i motit për sot

Sot në Kosovë do të ketë mot të ndryshueshëm.

Paradite moti do të jetë me intervale kohore me diell, ndërsa gjatë ditës kryesisht me vranësira.

Nga orët e mesditës priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, e që vazhdojnë edhe orëve të mbrëmjes.

Vende-vende reshjet mund të jenë më intenzive, e lokalisht edhe me mundësi breshëri.