Mustafa tregon si e kuptoi se VV nuk po dëshiron koalicion

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka thënë se videoja e Kurtit që e publikoi për herë të parë, dha sinjale se VV ka hequr dorë prej marrëveshjes.

Kështu deklaroi Mustafa në një intervistë për televizionin publik.

‘’ Videoja e parë na dha disa sinjale që ne i kuptuam. Se ata po heqin dorë prej marrëveshjes’’, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë se sot VV e ka refuzuar ofertën e LDK’së për koalicion, duke e quajtur këtë të fundit parti monarkike.

Oferta e LDK’së ka qenë që numri i ministrive të mos rritet dhe ato të ndahen 5 me 5, si dhe të marrë postin e Kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.