Parashikimi i motit për sot

Sot në mëngjes ngrica, e gjatë ditës temperaturat në rritje më të ndjeshme.

Kështu parashihet të mbajë moti për ditën e sotme.

Temperaturat me tendencë të rritjes. Minimalet nga 0C e -1C rriten edhe deri në 7C ditën e premte, e maksimalet në 16 ditën e martë, deri ditën e premte në 22C.

Ditën e hënë era vazhdon të fryjë mesatarisht e fuqishme nga krahu verior deri në 6-13m/s, e më pas e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-8m/s.

Shtypja atmosferike në rritje mbi vlera normale.