Ministrja e Arsimit tregon që janë duke u përgaditur për mësim online

Kosova e po ashtu edhe vendet e tjera janë duke kaluar në një situat të vështirë për shkak të koronavirusit.

E kjo gjë ka bërë që edhe mësimi të ndalet mirëpo siç duket Ministria e Arsimit, Shkencës, Tekonlogjisë dhe Inovacionit është duke punuar për të gjetur një zgjidhje, shkruan IndeksOnline.

Ministrja e këtij dikasteri, Hykmete Bajrami ka treguar që janë duke punuar intensivisht që të përgaditen për mësimin online pasi që nuk dihet se sa do të zgjasë kjo situatë.

“Nuk do të jetë aspak e lehtë sepse asnjëherë më parë nuk është punuar në këtë drejtim”, ka shkruar Bajrami.