Parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës(IHMK) ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit, vranësirat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Dita e shtunë parashihet të ketë më shumë reshje shiu, duke e përfshirë tërë territorin e vendit. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, ka njoftuar IHMK.