Parashikimi i motit për sot

Në Kosovë sot do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se kjo situatë stabile meteorologjike do të jetë prezente mbi gjithë vendin.

“Situatë pothuajse e ngjashme meteorologjike do të mbizotërojë në gjithë territorin e Kosovës, me luhatje të lehta në vlerat e temperaturave ekstreme, minimaleve dhe maksimaleve”.

“Temperaturat minimale të ajrit do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim