Parashikimi për 5 ditë i motit në Shqipëri

Në ditët e para të kësaj jave, rol do të luaj paqëndrueshmëria në vend, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU).

Moti do të karakterizohet nga kthjellime e zhvillime vranësirash. Përkohësisht, vranësirat do të shoqërohen nga reshje shiu, hera herës të formës së shtrëngatave me breshër të izoluar.

Kjo paqendrueshmëri do të sjellë rënie të lehta të temperaturave maksimale si në tabelë.

Mot me diell, si dhe me rritje temperaturash parashikohet prej ditës së Mërkurë.

Era do të fryjë kryesisht nga Veriperëndimi, hera-herës e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 3 dhe 4 ballë.