Mërgimtari në Gjermani humb jetën tragjikisht në vendin e punës

Mërgimtari Eduard P. nga Gjurgjeviku i Vogël raportohet të ketë humbur jetên tragjikisht në vendin e punës në Gjermani në moshën 48-vjeçare.

Detaje të tjera nga ky rast nuk janë bërë të ditura. Ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, të cilët dhanë edhe detajet e ceremonisë mortore.

“Varrimi bëhet më datë 13.12.2023 në ora 13:00 në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël. Homazhet mbahen në Restorant “Fenix”, duke filluar nga ora 8:00 deri në 12:30”, thuhet në njoftim.