Partesh: Gjendet pa shenja jete një punëtor i një shkolle

Një person është gjetur pa shenja jete në tualetin e shkollës fillore në Partesh.

Sipas informatave viktima kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë.

VDEKJE E DYSHIMTË

Fsh. Budrigë e ulët, Pratesh 08.02.2021 – 19:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në objektin e tualetit të shkollës fillore ishte gjete pa shenja jete. Viktima sipas informatave kishte qenë punëtor i një shkolle tjetër. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor ku mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.