Këto lagje të Prishtinës do të mbesin sot pa ujë

Lagja Pejton, Dardania, një pjesë e lagjes Lakrishte dhe e asaj Kalabria në Prishtinë do të mbesin pa furnizim me ujë përgjatë ditës së sotme.

Lajmi është bërë i ditur nëpërmjet një komunikate nga KRU Prishtina, teksa ka thënë se kjo vjen si rezultat i dëmtimit të një gypi të ujit në kryeqytet.

“Në mëngjesin e ditës së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 300 mm në rrugën ” Luan Haradinaj” në Prishtinë. Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU” Prishtina” sh.a. janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim”, thuhet në njoftim.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm , deri në sanimin e defektit janë : lagjja Pejton,  lagjja Dardania , një pjesë e lagjes Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Kalabria , në Prishtinë”./Fokusi.info/