Partia e Shinzo Abe fiton zgjedhjet në Japoni

Japonezët iu drejtuan kutive të votimit këtë të dielë, 2 ditë pas vrasjes së ish-kryeministrit Shinzo Abe, i cili po mbante fjalim gjatë fushatës në qytetin Nara.

Partia Liberal Demokratike (LDP), të cilën Abe e drejtoi derisa dha dorëheqjen në vitin 2020 dhe aleati i saj Komeito mund të fitojnë 83-125 vende në Dhomën e Sipërme e Senatit, sipas sondazheve.

Senati ka në total 248 vende, gjysma e të cilit rinovohet pas zgjedhjeve që zhvillohen çdo tre vjet.

Pas vrasjes së Abe, zgjedhjet e së dielës patën një kuptim të ri, me të gjithë liderët politikë që theksuan rëndësinë e fjalës së lirë dhe zotimin e tyre për të mos tërhiqur nga dhuna kundër demokracisë.

Në drejtim të ish-kryeministrit u qëllua 2 herë, por Aben e kapi plumbi i 2-të që më pas rezultoi fatal për të pasi i mori jetën.

41-vjeçari, Tetsuya Yamagami i arrestuar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, po qëndronte mbrapa Shinzo Abe, në një distancë të afërt, shkruan Euro News.

Yamagami u tha hetuesve pas arrestimit se mbante mëri ndaj një grupi të caktuar dhe se arsyeja që e çoi të kryente këtë akt ndaj ish-kryeministrit ishte se besonte se Abe ishte i lidhur me këtë grup.