Plagoset me armë zjarri punonjësi i policisë

Një punonjës i policisë është plagosur aksidentalisht teksa po pastronte armën e shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë në banesën e tij. Punonjësi i policisë është identifikuar me inicialet A.Sh. Polici mban detyrën Laborant në Sektorin e Policisë Shkencore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Sipas të dhënave, polici është plagosur në shputën e këmbës dhe nuk ka rrezik për jetën. Ai është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore./Opinion.al