Pas akuzave ndaj LB-së, Berisha i kundërpërgjigjet LDK-së

Pas akuzave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Obiliq, e cila e ka akuzuar Lëvizjen për Bashkim, duke e quajtur lakmitare të pushtetit, ka reaguar kjo e fundit.

Ajet Berisha, kryetar i Lëvizjes për Bashkim në Obiliq përmes një statusi në Facebook ka shkruar se LDK-ja para se të akuzoj është dashur ta analizojë situatën prej pas luftës e deri më sot. Pikërisht LDK-ja ishte ajo që ka qenë në pushtet që nga viti 2001 deri në vitin 2013 dhe ju jeni përgjegjësit kryesor pse Obiliqi është në gjendjen çfar është sot.

Statusi i plotë i Berishës:

“LDK-ja, dega në Obiliq po akuzon subjekte që kishin marrëveshje me Kryetarin aktual dhe po i quan lakmitare.

Udhëheqje apo kryesi e LDK-së, për të ardhë tek këto akuza ish dashtë të analizoni situatën politike në Obiliq prej pas luftës e deri me sot. Ju ishit në pushtet që nga viti 2001 deri në vitin 2013 dhe ju jeni përgjegjësit kryesor pse Obiliqi është në gjendjen çfar është sot. Po thoni, subjekte lakmitare e sollën në pushtet këtë kryetar. Një këtu është e vërtetë, që ne ndihmuam me ardhë në pushtet ky kryetar për ta rrëzuar një tjetër që ishte i zhytur deri në fyt në korrupsion e keqëqeverisje dhe duke qenë i LDK-së ndjente komoditetin të mos japë llogari as para anëtarëve të vet e lëre më para qytetarëve.

Ne ndihmuam kryetarin aktual por me projekt konkret ( ligji i Obiliqit që ju në kohën tuaj e kundërshtonit) mirëqeverisje dhe transparencë me synim bazë, gjëra që për 6 muajt e parë të 2018 i ka vërejtë edhe administrata komunale edhe qytetari i Obiliqit.

Pikërisht kjo qasje që insistoj LB-ja në qeverisje ishte arsye e prishjes së koalicionit, sepse edhe ky sikur ju, nuk e don rendin, rregullin dhe drejtësinë. Mirëqeverisja për këtë kryetar dhe për ju është vetëm një fjalë në fjalorin e gjuhës Shqipe.

Andaj mes dy të kqijave në atë kohë menduam që zgjodhëm të keqën ma të vogël.
Por kjo zgjedhje jona ishte e detyruar nga qeverisja shumë e keqe e juaja.
Ne kemi hyrë në koalicion me vendim të organeve të subjektit, me synime të qarta dhe kur kemi vërejtë pamundësinë e realizimt të synimeve qeverisëse kemi dalë po me vendim të organeve të subjekti dhe jemi ndarë me një kryetar mashtrus, ama kjo ndarje nuk nënkupton që ne do ua mshefim të gjitha ato dëme që ju si LDK ua keni bërë qytetarëve të Obiliqit.

Ndërprerja e koalicioint me AAK-në nuk është bërë për interesa personale por për arsye të mënyrës qeverisëse që bënë kryetari aktual, mënyrë kjo që doli të jetë shumë joshëse për 60% të grupit të LDK-së në kuvendin komunal të Obiliqit. Nga 5 sa ka, 3 iu bashkuan kësaj mënyre qeverisëse, andaj duke parë historinë tuaj të qeverisjes dhe sjelljes aktuale që po bëni, ju ish dashtë të jeni të fundit që kritikoni një subjekt si LB-ja që dha shembull që nuk i nënshtrohet një kryetari të tillë dhe një mënyre të tillë qeverisëse si tuajes në të kaluaren dhe si të këtij kryetari sot. Ju jeni ata.”