Pas dështimit për marrëveshjes LVV-LDK, çka mund të ndodh në zgjedhjet e reja? Flet Ramush Tahiri

Është e udhës që së paku një orë përpara mbajtjes së mbledhjes konstituive të Kuvendit të Kosovës të arrihet marrëveshja për bashkëqeverisje ndërmjet VV dhe LDK. Me këtë do të mundësohet që mbledhja e Kuvendit të përfundojë brenda dite dhe që deputetët të japin betimin solemnisht dhe që me unanimitet të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët e Parlamentit.

Në këtë rast kryetari do të ishte nga radhët e LDK, por i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa VV-s do t’i takojshin dy nënkryetarë të Kuvendit.

Nëse megjithatë nuk do të kishte marrëveshje atëherë VV i takojnë kryetari dhe një nënkryetar , ndërsa LDK -s vetëm një nënkryetar e PDK-s gjithashtu një nënkryetar.

Mbledhja konsiderohet e përfunduar me dhënie të betimit dhe me zgjedhjen e kryesisë e Kryetarit.

Votimi konsiderohet formal sepse secili e voton secilin, pra e voton kandidatin e vet dhe kandidatëve të partive të tjera. Forca përcaktuese e përfaqësimit është e përcaktuar me Kushtetutë dhe nuk mund të ndryshohet me votim.

Qeveria VV-LDK do të ishte respektim i votës qytetare për ndryshim, do të ishte Qeveri e duarve të pastra do të ishte Qeveri rezultative në angazhimin kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e gjithashtu Qeveri që ndërmerr reformat thelbësore në arsim shëndetësi, në drejtësi e polici e gjithashtu në politikat sociale. Nga kjo Qeveri priten se do të jetë e aftë të bëjë kthesa në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e punësimit.

VV e LDK mund të jenë kryeneçe por nuk kanë asnjë alternativë tjetër për qeverisje.

Nëse vendi shkon sërish në zgjedhje e sigurt është që përgjegjësia për këtë dështim të arritjes së koalicionit do të bie mbi LDK-VV e jo mbi partitë e tjera të cilat do ta shfrytëzojnë në fushatë si kritikë për mos mundësi të marrjes së përgjegjësive me e udhëheqë shtetin dhe të paaftësisë së arritjes së kompromisit dhe kjo nga shkaku se interesat partiake i kanë vënë mbi interesat shtetërore.

Në zgjedhjet e reja edhe po të dali VV më mirë për pesë ose dhjetë deputetë dhe po të dali LDK për aq deputetë më pakë prapë se prapë për shkak të vijave të kuqe të vëna vetëm këto dy parti janë të orientuara tek njëra tjetra për të bërë koalicionin qeverisës.

Ekziston mundësia reale që PDK e NISMA të bëjnë koalicion parazgjedhor dhe të dalë subjekti i parë në zgjedhje a nëse përsëritet PAN kjo është më se e sigurt.