Pas Gjermanisë, këto janë shtetet tjera që pritet t’i njohin patentë-shoferët e Kosovës

Pasi Gjermania vendosi t’i njoh patentë-shoferët e Kosovës, ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar për shtete të tjera me të cilat pritet të bëhet një bashkëpunim i tillë.

Sveçla ka thënë se përveç Turqisë e Kanadasë, janë në proces të nismës së marrëveshjes edhe me Italinë e Austrinë.

“Këtë javë ne kemi marrë aprovimin e Qeverisë sonë për nismat e marrëveshjeve të tilla edhe me Turqinë e Kanadanë dhe jemi në proces me Italinë e Austrinë dhe natyrisht do të njoftoheni me të gjitha proceset që do të nisim apo finalizojmë”, ka shkruar Sveçla ndër të tjerash në një postim në Facebook.

Gjermania ka vendosur të njoh patentë shoferët e Kosovës.

Kjo pasi me shumicë votash, Bundesrati votoi pro nënshkrimit të marrëveshjes së njohjes së patentë shoferëve të Kosovës.
Lidhur me këtë, Ambasada e Kosovës në Gjermani, të cilët kanë thënë se kjo është një dhuratë e veçantë për Kosovën në prag të shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë. /Fokusi.info/