Pas kontaktit me rrymën, humb jetën peshkatari

Një peshkatar ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike në Lezhë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në grykëderdhjen e lumit Drin.

Ai ka qenë duke peshkuar me kallam, i cili ka hasur një përcjellës energjie duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihet identiteti i viktimës i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës.

Shqiptarja.com