Super aksion në Durrës, arrestohen 3 gjobëvënësit (video)

Policia ka arrestuar 3 persona ‘gjobëvënës’ në Durrës falë një super aksioni të zhvilluar së fundmi ku kanë marrë pjesë edhe Forcat e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.  Të arrestuarit janë Lulzim  Zalla, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë, me rrezikshmëri të lartë në fushën e krimeve ndaj personit, -Egi Shullazi., 26 vjeç, banues në Krujë dhe -Klodian Estrefi ., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Këta shtetas janë arrestuar pasi akuzohen për gjobëvënie 50 000 euro ndaj biznesmenit N.L.,. Policia njofton se gjatë aksionit janë arrestuar në flagrancë fillimisht Lulzim zalla dhe Egi Shullazi ndërsa më pas është arrestuar edhe Klodian Estrefi.

Po kështu policia ka sekuestruar edhe këstin e radhës (5000) që biznesmenit që i ishte vendosur gjoba po u dorëzonte tre të arrestuarve, si dhe 1 automjet dhe 3 celularë.

Të arrestuarit do të përballen para gjykatës me akuzat për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë “, në bashkëpunim.