Pas lëshimit të tre raketave drejt ambasadës amerikane në Bagdad, reagon Trump

Pas sulmit brenda Zonës së Gjelbër të fortifkuar në Bagdad, ku tre raketa goditën, e që disa civilë mbetën viktima të sulmit, vjen reagimi i Presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Fokusi.info.

Vetëm pas disa minutave, Trump shkroi në Twitter: ”Postime në media do shërbejnë si njoftim për Kongresin e SHBA’ve që nëse Irani do godasë ndonjë person ose objektiv të SHBA, atëherë ne do përgjigjemi dhe ndoshta në një mënyrë joproporcionale. Një njoftim i tillë nuk kërkohet, por ne po e japim megjithatë”.

Trump gjatë të dielës tha se SHBA-të kishin shpenzuar dy trilion dollarë në pajisje ushtarake, dhe nëse Irani do sulmonte ndonjë bazë amerikane, ata do vepronin pa hezituar, siç thotë Trump./Fokusi.info/