Frika nga koronavirusi: Gjermania do të kthejë shtetasit e saj që ndodhen në Kinë

Gjermania do dërgojë një avion ushtarak në Kinë për të kthyer në atdhe të gjithë shtetasit e saj për shkak të përhapjes së frikshme të koronavirusit, tha Ministri i Jashtëm Heiko Mass.

Rreth 100 persona do të kthehen në Gjermani, megjithëse autoritetet gjermane thonë se nuk ka dyshime për ndonje person të infektuar.

Sapo të mberrijnë ata do të marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor dhe do të izolohen për 2 javë në një bazë ushtarake për t’u siguruar se asnjë person nuk është i inekfuar nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali/