Pas mbylljes së protestës, Basha mbledh strukturat në selinë e PD

Lulzim Basha ka mbledhur në seli strukturat e Partisë Demokratike pas përfundimit të protestës së 10 të opozitës.

Raportohet se në mbledhje do të diskutohet për hapat e tjerë që do të ndërmarrë opozita.

Protesta e 10 kaloi pa incidente dhe pa përplasje me policinë.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nuk u tërhoq nga kushti për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, pasi kjo, sipas tij, është e vetmja mënyrë për t’i dhënë zgjidhje krizës politike.