Oferta e re e Kurtit për LDK-në me 14 ministri, një më shumë do t’u jepet minoriteteve

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti para se t’ia dërgonte ofertën e mbrëmshme LDK-së me 14 ministri të njëjtën ua kishte prezantuar edhe deputeteve nga komunitetet në Prizren.

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar njëri nga pjesëmarrësit në këtë takim.

Sipas tij Kurti u ka thënë atyre që është një ofertë mbase finale për LDK-në dhe se një lëvizje të tilla i pari i VV-së tha se ishte i detyruar ta bënte.

Me këtë ndarje të re me 14 ministri një më shumë i shkon minoriteteve, ndërsa nga dy të tjera pritet që një më shumë të ketë LDK, përkatësisht LDK do të ketë gjashtë ministri, Vetëvendosje pesë dhe minoritetet tri.