Pas një aksidenti të rëndë ndërroi jetë Isa Ramadani

Pas një aksidenti të rëndë, Isa Ramadani nga fshati Çerkez i Kumanovës sot ka ndërruar jetë.

Ditë më parë ai është goditur nga një veturë në autostradën Kumanovë-Preshevë.

Ramadani kishte dalë nga vetura pasi kishte një defekt dhe papritmas është goditur nga një veturë, e cila nuk e kishte parë nga mjegulla e dendur.

Nga goditja ai ka marrë plagë të rënda të cilat e kanë lënë pa vetëdije.Isa disa ditë ka qëndruar në Spital, por nuk ka mundur ti mbijetoj kësaj fatkeqësie./INA