Pas një sëmundje të rëndë, vdes 8-vjeçarja nga Rahoveci

Troja Kelmendi, 8-vjeçare, ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë teksa po mjekohej në njërin nga spitalet e Turqisë.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar Binak Berisha, kryetari i fshatit Kramovik, të komunës së Rahovecit, me anë të një postimi në ‘Facebook’.

“Pas një sëmundje të rëndë në moshën 8 vjeçare në një nga spitalet e Turqisë ka ndërruar jetë vajza e Mustaf Kelmendit, Troja Mustaf Kelmendi”, thuhet në postim.

“Në emër të të gjithë banorëve të fshatit Kramovik familjes Kelmendi ju shprehim ngushëllime më të sinqerta, i madhi Zot ju dhasht forcë ta përballoni këtë dhimbje

Varrimi do te bëhet ditën e mërkurë datë 26.01.2022 ora 14:00 në varrezat e lagjes Kelmendi në Kramovik”.