Pas paralajmërimit të Ramës, nis rikonstruktimi i pallatit të parë në Durrës nga vetë ndërtuesi (video)

Një ditë pas paralajmërimit të kryeministrit Edi Rama, ka nisur rikonstruktimi i pallateve që kanë pësuar dëme në fasadë nga vetë ndërtuesit. Durrësi është qyteti që ka pasur më shumë dëme, më konkretisht referuar shifrave zyrtare plot 35 pallate të dëmtuara rëndë.

Shqiptarja.com sjell video, ku shihet që pallati në lagjen nr. 4 në rrugën “Skënderbej” i është nënshtruar rikonstruksionit e që më pas pritet të rikthehen në banesat e tyre dhjetëra familje. Do të jenë vetë ndërtuesit që do të bëjnë rikonstruksion, por sipas standarteve që vendosura nga qeveria dhe krye të punimeve do të jetë një supervizor i vendosur po nga qeveria.

Shqiptarja.com