Zhduket një vajzë nga Ferizaji

Një vajzë me probleme mendore nga Ferizaji është zhukur para tetë dite.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, vajza e zhdukur nga Ferizaji ka probleme mendore, dhe supozohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Vajza është zhdukur me 17 gusht dhe rastin në polici e ka raportuar babai i saj.

Rasti është duke u hetuar nga njësia përkatëse.