Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan për arrestimin e këtij të riu

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 12.03.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar ALI (Mehmet) MORINA, i cili kërkohej për veprat penale:

•“Hyrje në sistemet kompjuterike”
•“Kanosje”
•“Lendim i lehtë trupor”

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me datë 13.03.2021,është bërë arrestimi i tij nga hetuesit e stacionit policor Klinë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend të sigurt.