Haxhi Avdyli e quan Isa Mustafën politikan të dështuar dhe shkatërrues

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, e ka quajtur kryetarin të kësaj partie, Isa Mustafën, politikan shkatërrues dhe të dështuar.

Ky reagim i Avdylit ka ardhur pas kritikave që Isa Mustafa ia ka bërë Vjosa Osmanit.

“Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveç imagjinatës së tij”, ka shkruar Avdyli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Avdylit:

Isa Mustafa, si politikan tërësisht i dështuar që e ka qitë LDK-në për toke, po tenton të qëndrojë relevant duke e sulmuar u.d. presidenten Vjosa Osmani në baza ditore bazuar në gënjeshtra, deklarata që nga Vjosa askush si ka dëgjuar përveç imagjinatës së tij.

P.sh tani, ky president në tentativë, paska thënë që Vjosa fol kot dhe troket në derë të hapur sa i përket dialogut.

Nëse e dëgjon me vëmendje, Vjosa nuk e kërkon pezullimin e dialogut por unifikimin e qëndrimit të përbashkët të Kosovës para se të shkohet në Bruksel.

Por, për Isa Mustafën rëndësi paska vetëm qëndrimi që e ka tani PDK-ja. Ai thotë se Vjosa e të tjerët flasin kot rreth temës së dialogut sepse ne duhet të shikojmë veç çka kërkon PDK.

Sa më vije keq të shoh se ku ka ra partia institucionaliste – LDK-ja, përderisa udhëhiqet nga dikush që çdo ditë sulmon dy institucionet kryesore në vend: Presidencën e Kuvendin, vetëm pse ato nuk po udhëhiqen nga njerëzit e Isës.

Ky shkatërroi gjithçka që kishte përpara vetes gjatë tërë kohës vetëm për t’u bërë vet president (edhe koalicionin qeverisës, edhe partinë, e tash po tenton edhe vendin) i shtyrë nga ambicie të tij puro personale të pakontrolluara. Ka ardhur koha që të flasim hapur dhe të refuzojmë këtë mendësi karrieriste shkatërruese të tij: Edhe LDK, edhe partnerët e tjerë të koalicionit e mbi të gjitha ta refuzojnë qytetarët e Kosovës.