Pas refuzimit të ofertës nga Agim Veliu, reagon Vetëvendosje

Pasiqë nënkryetari i LDK-së Agim Veliu deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje po nënçmon dhe nënshtron LDK-në, kanë reaguar zyrtarët e VV-së, transmeton Fokusi.info.

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar duke pyetur se çka duhet tjetër të bëjë Lëvizja Vetëvendosje?

Sipas tij Vetëvendosje po propozon e propozon, kurse LDK të vetmen përgjigje që e ka është refuzimi.

“Çka duhet tjetër me bë Lëvizja? Propozo, refuzim, propozo refuzim”, ka thënë Manxhuka, zyrtar i Sekretariatit për Media dhe Komunikim i Lëvizjes Vetëvendosje./Fokusi.info/