Pas rrëmbimit të një femre në Lipjan, policia arreston të dyshuarit në Prishtinë

Policia e Kosovës arrestoi 4 persona tek Grandi, lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar Daut Hoxha nga Policia e Kosovës.

Arrestimi ndodhi pasi që policia kishte informata se një femër është rrëmbyer në Lipjan dhe të dyshuarit me veturë u nisën për në Prishtinë.

Njësitë e reagimit të shpejtë të rajonit të Prishtinës identifikuan veturën dhe në rrugën Xhorxh Bush e ndalën atë ku  arrestuan 3 persona të dyshuar dhe një femër të moshës së re.