Pas shkarkimit nga LDK, flet Haxhi Avdyli

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli pas përjashtimit nga dega e LDK-së në Prizren thotë se nuk ndihet i befasuar.

Avdyli për Gazeta Blic thotë se LDK e Isa Mustafës po shndërrohet në lidhjen komuniste ku përjashtoheshin njerëzit.

Mirëpo ai thotë se nuk i mbetet merak që e përjashtuan sepse në zgjedhje qytetari me votë do tregojë se kush ka të drejtë.

“Unë nuk kamë qenë në mbledhjet e LDK-së, nga pranvera nuk marrë pjesë në aktivitetet e LDK-së në Prizren, kështu që është e pritshme. Unë e kam zgjedhë rrugën time, ajo është e të vërtetës dhe e mbajtjes së premtimeve. LDK Isa Mustaf e ngadalë po shndërrohet në lidhjen komuniste të fundviteteve 80’ta ku përjashtoheshin njerëzit e si duket Isa Mustafa po i kthehet zanaitti të vjetër, si pjesëtar dhe funksionar i lartë i partisë komunvise. Nuk ndihem i befasuar dhe na kanë përjashtuar nga të gjitha funksionet e tani na kanë bërë edhe përjashtimin përfundimtar nga LDK, e unë ka kohë që e kam zgjedhur rrugën time, përkrah e punoj intensivisht në konsilidimin e iniciativës së Vjosa Osmanit, e nuk më mbetet merak aspak për këtë përjashtim, por tqani jemi në prag të zgjedhjeve e qytetqari vendos nëse veprimet diferencuese të Isa Mustafës janë të drejta. Qytetari me votë do vendosë edhe për të edhe për Agim Veliun edhe për ne”, deklaroi Avdyli për Gazeta Blic.

LDK e Prizrenit ka marrur vendim që Haxhi Avdyli së bashku me tre zyrtarë të tjerë t’i përjashtojë nga kjo parti.

Avdyli, një mandat pati drejtuar degën e LDK-së në Prizren. Pas përfundimit të mandatit të kryetarit, ai ka qenë anëtar i Kryesisë së këtij subjekti politik.

“Për shkak të angazhimit në iniciativa tw tjera politike, ata nuk përfaqësojnë më Lidhjen Demokratike të Kosovës, prandaj i lirojmë nga të gjitha përgjegjësitë”, thuhet në vendimin e shkarkimit të Kryesisë së LDK-së në Prizren.