Virusi ka pësuar mutacion, pse është ky një lajm shumë i mirë?

Flitet se shkencëtarët kanë zbuluar se Koronavirusi ka pësuar mutacion dhe ky është një lajm i mirë, pasi mendohet se është duke u dobësuar.

Mutacioni i ri mund të nënkuptojë se virusi ka më pak të ngjarë të kalojë sistemin imunitar të trupit, sipas ekspertëve në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Ata morën 382 mostra nga pacientët e prekur dhe kanë zbuluar se një kampioni viral i mungonte një pjesë e madhe e materialit gjenetik të virusit.

“Kjo bën infeksionin më të dobët”, u shprehën. Ky ndryshim është i ngjashëm me atë që u gjet tek Sarsi në 2003-shin. Kjo sinjalizoi nisjen e largimit të epidemisë Sars.