Pas takimit, delegacioni kosovarë në një tavolinë me atë serbë (foto)

Delegacioni kosovarë i cili po qëndron sot në Berlin është duke diskutuar rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi me liderë të Ballkanit Perëndimor, palën serbe, kancelaren gjermane, Angela Merkel si dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në disa fotografi të siguruara nga lajmi.net të cilat janë bërë pas takimit të parë,presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj dhe ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli shihen në një tavolinë teksa bisedojnë me palën serbe.

Në tavolinë është edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Më herët, para se të nis takimi Thaçi tha se pa e njohur Serbia dhe Bosnje e Hercegovina pavarësinë e Kosovës, nuk do të ketë marrëveshje.