Pas tragjedisë në Shqipëri, shtyhen ndeshjet e Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës njofton klubet dhe opinionin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll, të parapara të zhvillohen të mërkurën, janë shtyrë.

Ky vendim është marrë nga Komisioni i Garave, duke pasur parasysh se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ditën e mërkurë e ka shpallur ditë të zisë, në shenjë respekti për viktimat e tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen, të enjten, më 28 nëntor.