Murati, Kurtit: Nuk e merr kompensimin e veteranit, sepse je në marrëdhënie pune

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka reaguar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur tha sot se nuk e ka marrë kompensimin si ish i burgosur politik e as atë të veteranit, shkruan Fokusi.info.

“Disa pohime, pa u vërtetuar asnjëherë shndërrohen në të vërteta absolute në opinionin publik. Një prej tyre, e që është pjesë e kryqëzatës kundër luftës çlirimtare dhe bartëses së saj kryesore UÇK-së e rrjedhimisht njerëzve të saj, është pohimi se të gjithë veteranët luftëtarë marrin pensionin prej 170 eurove”, shkruan Murati në facebook.

” Kryeministri Kurti sot u paska lavdëruar se nuk e ka marrë kompensimin si ish i burgosur politik e as atë të veteranit. Bravo i qoftë për të parën, ama këtë të dytën nuk ka si e merr sepse ai është në marrëdhënie pune dhe ka pagë të rregullt”, shkruan tutje Murati.

Statusi i plotë:

Disa pohime, pa u vërtetuar asnjëherë shndërrohen në të vërteta absolute në opinionin publik. Një prej tyre, e që është pjesë e kryqëzatës kundër luftës çlirimtare dhe bartëses së saj kryesore UÇK-së e rrjedhimisht njerëzve të saj, është pohimi se të gjithë veteranët luftëtarë marrin pensionin prej 170 eurove. Kjo nuk është e vërtetë, sepse këtë shumë e marrin vetëm ata veteranë që nuk janë në marrëdhënie pune. Kryeministri Kurti sot u paska lavdëruar se nuk e ka marrë kompensimin si ish i burgosur politik e as atë të veteranit. Bravo i qoftë për të parën, ama këtë të dytën nuk ka si e merr sepse ai është në marrëdhënie pune dhe ka pagë të rregullt. Nëse e ndryshon ligjin dhe u ofron kompensim të gjithë veteranëve, atëherë mund të lavdërohet edhe për atë pjesë. Përndryshe, kështu si e tha, bëhet pjesë e diskursit që mjegullon opinionin për kompensimin ndaj veteranëve.