Pas tre javësh nga vdekja e dy punëtorëve, arrestohet pronari i Skela Syla

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e pronarit të Skela Syla, tre javë pas vdekjes së dy punëtorëve, të cilët humbën jetën pas rrëzimit nga skelat e pallatit që ishte në rikonstruksion.

Petrit Syla, 46 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.