Parashikimi i motit

Sot në Kosovë pritet të kemi mot shumë të ndryshueshëm. Në mëngjes dhe paradite ende shumë nxehtë, me diell dhe vranësira lokale. Pasdite destabilizim i fuqishëm i atmosferës.

Parashihen zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Pak më vonë vjen edhe sistemi frontal nga deti me shtrëngata lokalisht intensive me shi dhe rrebeshe intensive dhe breshër. Temperaturat maksimale deri në 32 gradë Celsius paradite, ndërsa pasdite dhe në mbrëmje shënojnë ulje të ndjeshme./Meteo Ballkan