Pas vdekjes tragjike të dy djemve në Shqipëri, kërkohet ndihmë për familjen Abazi. Familja jeton në gjendje të rëndë

Në internet ka filluar mbledhja e të hollave për dy djemtë e familjes Abazi që humbën jetën tragjikisht pas tërmetit në Shqipëri.

Në këtë fushatë për mbledhje të parave që ka nisur online, shkruhet se familja Abazi ka kushte të vështira, derisa, dy djemtë e familjes, Shemsedini dhe Isai kishin shkuar në Durrës për të punuar.

Kujtojmë, që trupi i pajetë i njërit nga vëllezërit Abazi u gjet sot në orët e para të mëngjesit, pas shumë orë kërkimesh.