Pasi nuk po merren vesh për postin e presidentit: Propozohet ish- ambasadori për t’u zgjedhur shef shteti

Pasi LDK e VV nuk po gjejnë zgjidhje për postin e presidentit, në opinion kanë nisur edhe propozimet për emra konkret për postin e shefin të shtetit.

Është ish- ambasadori Lulzim Peci, ai i cili ka propozuar emrin e ish- diplomatit Muhamedin Kullashi për ta pasuar Hashim Thaçin, në postin e presidentit.

Postimi i Pecit:

Derisa VV dhe LDK nuk po munden te dakordohen per postin e Presidentit, po ju propozoj, ne baze te mendimit tim, personin ideal per kete pozite qe do te ishte simbol i unitetit te brendshem dhe do e nderonte vendin tone ne prezentimin nderkombetare.

Ky personalitet, i cili i ploteson keto kritere ne te gjitha aspektet eshte akademiku, veprimtari politik dhe diplomati i shquar Prof.Dr. Muhamedin Kullashi.

Prof. Dr. Muhamedin Kullashi ishte profesor i filozofise ne Universitetin e VIII te Parisit, bashkethemelues i Komitetit te Kosoves ne Paris se bashku me intelektuale te shquar te ketij vendi, dhe Ambasador i Kosoves ne France. Ai ka botuar me dhjetera libra dhe punime shkencore ne gjuhen frenge, angleze, spanjolle, kroate dhe shqipe.

Por, mbi te gjitha ate e shquan integriteti i larte personal, dhe eshte nder humanistet e rralle qe ka vendi yne.

Prof. Kullashi do i jepte kredibilitet postit te presidentit, dhe do na ndihmonte ta rindertojme tanime imazhin e rrenuar te vendit tone.