Ndërron jetë ish ushtari i UÇK-së, Qamil Meholli

Ka vdekur ish ushtari i UÇK-së në Zonën Operative të Shalës, Qamil Meholli.

I ndjeri Meholli ishte nga fshati Melenicë, vend ku ishte zhvilluar njëra ndër betejat më të mëdha gjatë luftës.

Familjarët kanë konfirmuar për Jepi zë, se pas një infarkti, Meholli ka ndërruar jetë sot.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër me namazin e drekës, nga ora 13:00 në varrezat e dëshmorëve në Shipol të Mitrovicës.

Ndryshe, ish ushtaraku Qamil Meholli pas luftës kishte shërbyer edhe në Trupat Mbrojtëse të Kosovës.