Pasi shpalli fitoren mbi pandeminë Covid, Sllovenia regjistron numrin më të lartë të rasteve të reja që nga prilli

Në Slloveni, në 24 orët e fundit janë regjistruar 15 infeksione të reja nga koronavirusi, numri më i madh që nga 24 prilli.

Siç raportuan zyrtarët shëndetësorë, numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 1.600 kurse numri i vdekjeve është ndalur në 111.

Pasi shpalli mbarimin e pandemisë në vend, në Slloveni, infeksionet filluan të rriten përsëri si edhe në vendet e tjera të rajonit të Ballkanit.