Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillim vranësirash herë pas here. Në disa rajone priten edhe riga shiu. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë ngritje.

Në Shqipëri nesër do të ketë shumë më shumë rreze diellore se sa vranësira. Moti do të stabilizohet gradualisht, megjithatë ende përpos rrezeve diellore priten vranësira të herëpashershme.

Edhe në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Mund të ketë edhe riga lokale shiu

Pasnesër në tërë rajonin priten ngritje të mëtutjeshme të temperaturave. Në bregdet do të jetë përsëri nxehtë dhe me diell. Në viset kontinentale (kryesisht viset kodrinore-malore) pasdite vonë mund të ketë zhvillime lokale të vranësirave të cilat mund të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Edhe të enjtën dhe të premtën në bregdet do të mbajë mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Në viset kontinetale përpos rrezeve diellore dhe nxehtësisë mund të ketë edhe vranësira kalimtare dhe ndonjë rrebesh të rrallë dhe të izoluar shiu./Meteoballkan