Pavarësisht kundërshtimeve KQZ-ja certifikon Shaqir Totajn si kryetar të Prizrenit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, është bërë certifikimi i rezultatit për Komunën e Prizrenit.

Në këtë komunë do të udhëheqë Shaqir Totaj, nga PDK-ja.

Ndërkaq kundër këtij vendimi ishte Alim Rama i cili këmbëngulte se Vetëvendosje ka dërguar ankesë në Gjykatën Supreme, por që kryetari i KQZ-së, mohonte një gjë të tillë duke thënë se kjo gjykatë i ka kumtuar se nuk është dorëzuar ndonjë ankesë nga ky subjekt politik.

Pavarësisht kësaj u bë certifikimi i rezultatit në Prizren, por që KQZ-ja shtoi se nëse VV-ja ka ndonjë fakt që është dërguar ankesa, atëherë certifikimi do të rishqyrtohet.