Pavarësisht vendimeve të KQZ-së, VV bën thirrje të votohet Kurti

335

Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook ka bërë thirrje të votohet i pari i kësaj partie, Albin Kurti në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kurti nuk është certifikuar nga KQZ-ja si kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe së këndejmi, numri 1 në listë është pa kandidat.

Por, kjo nuk i ka bërë përshtypje VV-së.

Nëpërmjet një postimi në Facebook ata thonë se mund të votohet edhe Kurti.

Ky është postimi i VV-së:

Të dashur qytetarë

Secila votë për Vetëvendosjen – 127 – do të jetë e vlefshme! Mos i dëgjoni ata që thonë ndryshe. Votoni 127, pastaj zgjidhni jo më shumë se pesë numra kandidatësh nga lista jonë. Secila votë do të numërohet, që prej numrit 1 që është Albin Kurti, e deri në fund.
T’i japim mbështetje sa më të madhe Lëvizjes dhe kryeministrit tonë!